Milevski dhe Trajkovski në konferencë për media para duelit me Kroacinë

Publikuar më 02 Јуни, 2024 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe sulmuesi Aleksandar Trajkovski në një konferencë për media kanë ndarë pritshmëritë e tyre për ndeshjen e nesërme kundër Kroacisë në stadiumin “Rujevica” në Rijekë.

Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Pres një ndeshje të mirë. Kur të kesh një ndeshje kundër një përfaqësuese që për mendimin tim është top-5 në botë, me argjendin dhe bronzin në kampionatet e fundit, me cilësi individuale dhe ekipore, na ngelet ta shijojmë ndeshjen dhe të shohim se ku jemi si ekip. Ne duam ti provojmë të gjithë lojtarët, për të parë se te kush mund të mbështetemi në të ardhmen. Jemi në fund të sezonit, por ajo që shoh ditët e fundit është se të gjithë janë në disponim për të dhënë më të mirën. Kur luan për vendin tënd, duhet të jesh në maksimumin, kështu do të jetë gjithmonë. Është e domosdoshme të shohim se ku jemi, në cilin drejtim dhe çfarë duhet të rregullojmë përpara ciklit të shtatorit”.

Aleksandar Trajkovski – reprezentues i Maqedonisë:

“Ne u përgatitëm në maksimum për sfidën me Kroacinë. Pres një ndeshje të mirë dhe le të fitojë më i miri. Sigurisht që në skuadër do të mungojë edhe Enis Bardhi, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por shpresoj që çdo lojtar që do të jetë në fushë dhe do ta zëvendësojë në atë pozicion do të japë maksimumin. Unë besoj te të gjithë lojtarët e ekipit. Unë njoh shumë nga lojtarët në Kroaci, ata janë lojtarë të mirë dhe të kombëtares. Për ne ky do të jetë një takim i mrekullueshëm për të parë se ku jemi dhe për t'u përgatitur për ciklin e Ligës së Kombeve në shtator”.




   
   
Reprezentacioni A