Milevski dhe Trajkovski: Me fitore ta mbyllim këtë cikël

Publikuar më 16 Ноември, 2024 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër nga ora 15:00 në Arenën  “Todor Proeski” do të luajë ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve kundër Ishujve Faroe.

Në konferencën zyrtare për media para ndeshjes, seleksionuesi Blagoja Milevski dhe sulmuesi Aleksandar Trajkovski ndanë me gazetarët pritshmëritë e tyre.

Blagoja Milevski, seleksionues i Maqedonisë

Ishujt Faroe kanë treguar se nuk ka autsajder në futbollin e sotëm dhe janë një ekip cilësor. Në Ligën e Kombeve luajnë mirë, bëhet fjalë për një ekip të disiplinuar, të përgjegjshëm dhe mjaft të fortë, shumë të përgatitur për gara. Na pret një ndeshje edhe më e vështirë se ajo me Letoninë të enjten. Fokusi ynë është te vetja, si do të dukemi në fushë dhe ta përfundojmë këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme. Çështja e vendit të parë është zgjidhur, por ne kemi motivet tona, individualisht dhe si ekip. I kemi vënë vetes një objektiv tjetër, me sa më shumë pikë për të qenë më konkurrues në renditjen përfundimtare.

Pas ndeshjes së fundit, lodhja është e pranishme, duke qenë se ata vrapuan shumë dhe ne bëmë një ndeshje të vështirë. Një problem shtesë është fusha, e cila nuk është në gjendje të shkëlqyeshme. Kemi arritur në hapin e fundit dhe mendoj se djemtë do të japin atomin e fundit të forcës së tyre për të treguar karakter, kështu që ne mund ta mbyllim vitin me fitore. Sa i përket formacionit, shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të shëndetshëm, ndaj përveç Elmasit nuk do të na mungojë askush. Do të ketë disa ndryshime në lojë dhe në ekip”.

Aleksandar Trajkovski – reprezentues i Maqedonisë:

“Ka pak lodhje sepse luajmë dy ndeshje në tre ditë, por nuk është hera e parë që kemi këtë lloj ritmi. Ne gjithmonë duam të japim më të mirën tonë dhe synimi ynë është ta mbyllim këtë edicion të Ligës së Kombeve me fitore. Duhet të jemi të fokusuar dhe nëse japim maksimumin, mendoj se mund t’ia arrijmë objektivit dhe tre pikëve”.



   
   
Reprezentacioni A