Milevski dhe Ristovski në konferencë zyrtare para ndeshjes me Gjermaninë

Publikuar më 10 Октомври, 2021 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësues së Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski në konferencën zyrtare folën për pritshmëritë për ndeshjen e nesërme ndaj Gjermanisë.

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“A mund të luajmë një ndeshje ideale? Ne duhet të jemi në nivelin më të lartë, në aspekt taktik. Individualisht dhe si ekip. Ne e respektojmë kundërshtarin, është një ekip i madh, individë të mëdhenj, por Maqedonia do të pyetet për shumë gjëra nesër”.

“Ne kemi gjashtë futbollist të rinj që i janë bashkuar ekipit nga eliminatoret e fundit të përfaqësueses së re. Ata imponohen dhe u takon atyre të provojnë dhe të tregojnë se sa minuta meritojnë në fushë. Unë jam i kënaqur me ta, e përsëris, u takon atyre të tregojnë dhe të dëshmojnë statusin e tyre të ekipit përfaqësues të seniorëve. Futbollistët më të vjetër se ata duhet të jenë shembull për ta se si të qëndrojnë në ekipin përfaqësues për një periudhë më të gjatë”.

“Ne kemi qëllim të qartë dhe vizion. Jemi në një fazë të re për të krijuar një fytyrë të re të ekipit me një qëllim që të kemi përfaqësuese konkuruese për eliminatoret e ardhshme për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani në vitin 2024. Kemi ide dhe qëllim si krijojmë një ekip konkurues. Kemi në dispozicion futbollist me kapacitet që janë në gjendje ti përcjellin në fushë idetë e stafin teknik. Është kënaqësi kur i shoh ata dhe me jep të drejtën të mendoj se jemi në rrugën e duhur. Mbështetja nga tifozët gjithmonë është e nevojshme. Futbollistët më të vjetër po i ndihmojnë të rinjët dhe ajo është një plus i madh për këtë gjeneratë”.

“Sigurisht që ndihet mungesa e Pandevit, a veçanarisht për momentin e Bardhit. Mund të themi se Pandevi nuk paraqitet me përfaqësuesen dhe ai është vendimi i tij, por roli i tij në futbollin e Maqedonisë është i madh dhe i padiskutueshëm. Situata me Bardhin është ajo që është, kishim probleme të ngjajshme edhe në shtator. Kjo ndeshje është e ndryshme nga ajo në Duisburg dhe nëse dëshirojmë të arrijmë diçka, duhet të jemi në nivel të lartë”

Stefan Ristovski – kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë:

“Ditët e sotme të gjithë luajnë futboll, pavarësisht nga rëndësia e kundërshtarit. Fitorja është fitore, pavarësisht kundër cilit fiton, pasi secila fitore sjell vetëm tri pikë. Sigurisht se secili seleksionues i ka idetë e veta. Edhe Milevski si seleksionues i ka idetë e tij, ndërsa ne jemi këtu si profesionisht për ti plotësuar ato në fushë”.

“Keni ndeshje të ndryshme, ndaj kundërshtarëve më të lehtë, ndaj atyre më të fortëve, ndërsa ne jemi të detyruar ti plotësojmë të gjitha. Gjermania është në maje të futbollit botëror dhe duhet ti përgjigjemi me disiplinë fizike dhe taktike. Për mua çdo ndeshje është përvojë ndaj çdo kundërshtari. Një gjigant si Gjermania nuk i falin gabimet, të japing shumë pak hapësirë dhe ajo duhet të shfrytëzohet. Gjermania për mua është përfaqësuesja më e madhe në botë”.

“Mendoj se Goran Pandevi mungon dhe do të mungojë edhe në të ardhmen. Nuk është profesionale të kthehemi mbrapa. Duhet të shikojmë përpara, Bardhi është bartës i kësaj gjenerate, por nëse ai nuk është fushë, do të jetë ndryshe. Duhet ta harrojmë atë çka ndodhi në Duisburg, si një futbollist me përvojë, më duhet të them se duhet ta shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet” .





   
   
Reprezentacioni A