Milevski dhe Ristovski: Besojmë në kualitetin tonë

Publikuar më 01 Септември, 2021 Lajme, Lajme


Në arenën “Todor Proeski”, seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni Stefan Ristovski në konferencën zyrtare folën për pritjet e tyre për ndeshjen e nesërme kundër Armenisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022.

Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

- Para se gjithash dua të shpreh mirënjohjen time për Pandevin, Triçkovskin dhe Vellkovskin të cilën nuk janë më pjesë e përfaqësueses, ndërsa dhanë shumë këtë ekip. Rifreskimi i ekipit ishte i pashmangshëm edhe pse një pjesë e madhe përbëhet me futbollistë që ishin edhe më herët. I gjithë përqëndrimi ynë është në atë që të foksohemi si ekip. Koha është e shurtë, por atë që pashë nga djemtë më jep të drejtën të jemi pozitiv. 

-Unë jam optimist edhe pse nuk kishim kohë të mjaftueshme për të përcjellë të gjitha idetë tona. Por, besojë tek futbollistët dhe profesionalizmi i tyre. Ata kanë karaktere të mira dhe përshtaten me të gjitha idetë e reja.

-Nuk do të flas për punët taktike, të gjithë konkurojnë për 11-shen e parë. Armenia është përfaqësuese me kualitet, shihet qartë puna e seleksionuesit. Kundër Suedisë dhe Kroacisë luajtën ndeshje të mira kontrolluese, regjistrojnë tri fitore në grup dhe kjo mjaftueshëm flet për forcën e kundërshtarit.  


Stefan Ristovski – kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë:

- Dua të falenderoj publikisht kapitenin Pandev dhe ai duhet të mbetet shembull se si ta vazhdojmë rrugën në përfaqësuese. Është një nder i madh për mua të jem kapiten i përfaqësueses dhe një falenderim për seleksionuesin që ma dha besimin. Por, unë do të them se të gjithë duhet të jemi shembul të tregojmë se si është të luhet me fanellën e përfaqësueses dhe të japim maksimumin.

- Futbolli është në atë pikë sa që nuk kemi kohë për të menduar, kemi kohë të shkurtë për përgatitje, kemi tre ndeshje dhe gjithashtu ndryshime në formacion, por jemi mjaftueshëm profesionist të vazhdojmë aty ku mbetëm. Pavarësisht ndryshimeve, ne vijmë nga Kampionati Europian dhe mendoj se duhet të shikojmë pozitivisht dhe ajo të na jetë nxitje për rezultate edhe më të mira”.




   
   
Reprezentacioni A