Publikuar më 16 Октомври, 2023 në Lajme, Lajme
Në kuadër të ndeshjes kontrolluese kundër Armenisë, seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi Elif Elmas ndanë pritshmëritë e tyre në konferencën për shtyp.
Bllagoja Milevski, seleksionues
“Për ndeshjen kundër Armenisë, do t'u japim një shans lojtarëve në skuadër që duhet të konfirmojnë potencialin e tyre në përfaqësuese.
Pas ndeshjes në Pragë, do të shohim se sa të lodhur fizikisht ndihen futbollistët. Nuk ka të lënduar dhe para ndeshjes do të vendosim se kush do të startojë. Ndeshja kontrolluese ndaj Armenisë, e cila është një përfaqësuese cilësore dhe ka luajtur eliminatore të shkëlqyera, është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne për të kontrolluar potencialin që kemi. Të gjithë do të kenë një shans, por ne do të vendosim për kohën e lojës së lojtarëve. Kjo përfaqësuese shkon gjithmonë për fitore, kështu do të jetë edhe nesër ndaj Armenisë”.
Elif Elmas, reprezentues
“Po luajmë një ndeshje me një kundërshtar shumë të mirë si Armenia. Pritshmëritë tona janë që çdo herë që luan për Maqedoninë është të fitosh. Do të dalim në fushë të bashkuar, do të mundohemi të bëjmë një lojë të mirë, pas së cilës shpresoj në fund të festojmë. Kemi luajtur një ndeshje të mirë kundër Ukrainës, por e humbëm. Kjo ndeshje me Armeninë është e rëndësishme për ne, prandaj duam të fitojmë”.