Milevski dhe Elmas në pres konferencën për ndeshjen Maqedoni – Ishujt Faroe

Publikuar më 26 Март, 2023 Lajme, Lajme


Në prag të ndeshjes së nesërme kontrolluese ndërmjet Maqedonisë dhe Ishujve Faroe në arenën “Todor Proeski” në Shkup, seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi Elif Elmas folën para gazetarëve në konferencën për mediat.

Bllagoja Milevski – Seleksionues i Maqedonisë:

“Ndeshja kundër Maltës nuk duhet të jetë ndryshe nga asnjë tjetër. Të gjithë ata që janë këtu dhe që do të performojnë e dinë këtë dhe duhet të bëjnë maksimumin për të arritur një rezultat pozitiv. Dimitrievski, Zajkov dhe Musliu nuk janë në dispozicion, por të gjithë të tjerët janë gati. Në tetë ndeshjet e fundit, kundërshtarët kanë vetëm një disfatë, kanë mundur Turqinë dhe kjo flet shumë se në ditët e sotme nuk ka përfaqësuese të lehta.

“Duhet të jemi të fokusuar Nuk ka favorit në futbollin e sotëm. Në një ndeshje si kjo do të provojmë variante të ndryshme që do të na ndihmojnë për ndeshjet e radhës”.

Elif Elmas – Reprezentues i Maqedonisë:

“Të gjithë jemi në përfaqësuese e japim maksimumin për Maqedoninë.  Ashtu do të jetë edhe me Ishujt Faroe. Jam gjithmonë i motivuar për ekipin përfaqësues. Fakti se Napoli është aty ku është, qëndron aty dhe tani është e parëndësishme, po mendoj vetëm për Maqedoninë. Gjithmonë përpiqem të jap maksimumin”.

“Nesër kemi një sfidë në të cilën do të japim maksimumin, sepse mendoj se Ishujt Faroe kanë një sërë rezultatesh të mira. Por ne do te dalim ne fushëpër ta bërë atë që kërkon seleksionuesi”.




   
   
Reprezentacioni A