Milevski dhe Dimitrievski në pres para ndeshjes miqësore me Republikën Çeke

Publikuar më 09 Јуни, 2024 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski në konferencën zyrtare për shtyp folën për ndeshjen e nesërme kontrolluese kundër Çekisë në Hardec Kralove. 

Bllagoja Milevski - seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

Kemi në fresikimin e ekipit, jam i kënaqur që të gjithë futbollistët janë shëndosh, pa llogaritur Enis Bardhin që e dimë se nuk mund të ishte me ne. Pas stërvitjes që kemi, do të kemi të qartë edhe formacionin. Shpresoj që të gjithë do të jenë të gatshëm dhe të jenë në shërbim të ekipit për atë që na pret nesër

Kur jeni pjesëmarrës në Kampionat Evropian, kjo flet qartë për cilësinë e kundërshtarit. Çekia tregoi se është përfaqësuese cilësore me lojtarë fantastik që luajnë në Premier Ligë, Bundesligë dhe Seria A. Por kanë numër të madh të lojtarëve vendas nga një Ligë cilësore përmes së cilës ndërtojnë bazën e përfaqëzueses A. Na pret rival krejtësisht ndryshe nga Kroacia. 

Jo rastësisht pranuam këto dy ftesa për ndeshje kontrolluese, pasi personalisht mendoj dhe jam i bindur se ne si ekip dhe përfaqësuese mund të përmirësohemi nëse luajmë ndeshje ai këto me rival më cilësorë se ne, për të pa kualitetin real dhe mundësitë tona momentale“. 

Stole Dimitrievski - portier i Maqedonisë:

Normal se ndeshemi me rival shumë cilësor, pasi janë edhe aty ku do të jenë më të mirët, në Kampionatin Evropian. Kishim dy deri tre ditë për tu përgatitur, duhet të bëjmë disa korigjime në lojën tonë për të arritur të bëjmë lojë më të disiplinuar dhe më të gatshëm të presim ndeshjen. Duam rezultat më të mirë se sa në ndeshjen paraprake, për ne kjo ndeshje është e fundit para ciklit të ardhshëm që na pret, kështu që ndeshjen e shohim si shumë të rëndësishëm për të formuar lojë stabile për ndeshjet zyrtare. Patjetër të dalim në terren me disiplinë maksimale, vetëm ashtu mund të marrim rezultat pozitiv“.




   
   
Reprezentacioni A