Milevski dhe Dimitrievski në pres konferencë para duelit me Malin e Zi

Publikuar më 24 Март, 2024 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi, Stole Dimitrievski në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kontrolluese me Malin e Zi folën për pritjet e tyre për duelin që do të duelin që do të luhet në stadiumin “Mardan” në Antali. 

Bllagoja Milevski, seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:

“Sigurisht se na pret ndeshje shumë cilësore me një kundërshtar me lojtarë shumë kualitativ që luajnë në liga të forta evropiane. Patjetër ta ngrejmë nivelin tonë, posaçërisht në fazën e fundit të realizimit. Do të kemi ndryshime në formacion. Ky është qëllimi i këtyre dy ndeshjeve, të shohim cilësinë dhe potencialin e tyre”. 

Stole Dimitrievski, portier i Maqedonisë:

Mendoj se Mali i Zi është reprezentacion më i fortë dhe me lojtarë më cilësorë se Moldavia. Për mua do të jetë ndeshje e veçantë pasi që pikërisht kundër tyre kam debutuar me përfaqësuesen A në fitoren 3:1 në Shkup. Mendoj se do të jetë ndeshje më e vështirë se ajo me Moldavinë. Koncentrimi duhet të jetë në nivel më të lartë dhe të jemi të disiplinuar gjatë gjithë 90 minutave”. 

Ndeshja kontrolluese Maqedoni-Mali i Zi luhet të hënën në stadiumin “Merdan” në Antalia të Turqisë me fillim në orën 18:00 sipas kohës sonë lokale. 



   
   
Reprezentacioni A