Milevski dhe Dimitrievski: Jemi gati për Armeninë

Publikuar më 12 Октомври, 2024 Lajme, Lajme


Në prag të ndeshjes së nesërme nga Liga e Kombeve kundër Armenisë, në konferencën e sotme për media në Jerevan, seleksionuesi, Blagoja Milevski theksoi rëndësinë e takimit. Tekniku jonë është i sigurt se reprezentuesit do të përsërisin pasionin dhe dëshirën që kishin në ndeshjes kundër Letonisë në Riga dhe sërish do të arrihet një rezultat pozitiv.


BLAGOJA MILEVSKI - seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:


“Kam thënë që ndeshjet mes Maqedonisë dhe Armenisë do të vendosin vendin e parë në grup dhe qëndroj pas kësaj deklarate. Kam parë ndeshjen e armenëve në Ishujt Faroe. Ekipi është ai që njohim, e respektojmë sa më shumë dhe përgatitemi intensivisht.


Musliu po ndihet shumë më mirë, por do të shohim se si do të reagojë pas stërvitjes. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër, unë do të vendos ekipin pas stërvitjes. Po përgatitemi sa më shumë për çdo rival.


Para fillimit të këtyre ndeshjeve në tetor, synimi ynë ishte të qëndronim në vendin e parë. Nuk ka rëndësi se si arrijmë te ky objektiv, ne vetëm duhet ta realizojmë atë. E gjithë përgatitja është e fokusuar te Armenia dhe si duhet të dukemi në fushë. Nuk duam të mendojmë për kombinime, do ta mendojmë në nëntor. Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe nga ajo e tre viteve më parë, por edhe nga ajo e fundit e muajit të kaluar. Ata janë cilësorë dhe nuk do t'i nënvlerësojmë".


STOLE DIMITRIEVSKI – portier përfaqësues A të Maqedonisë:


“Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për vendin e parë në grup, kështu që nëse e sigurojmë vendin e parë me fitore, atëherë le të jetë fitore minimale 0-1, por le të jemi të parët. Shpesh flasim me Shishkovskin për Armeninë. Ne gjithmonë analizojmë në detaje, pavarësisht se kush është kundërshtari ynë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me futbollistët në mbrojtje në tre ndeshjet e fundit dhe besoj se as nesër nuk do të pësoj gol. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, unë përgatitem për të gjitha ndeshjet në të njëjtën mënyrë. Kështu do të jetë edhe nesër mbrëma”.



   
   
Reprezentacioni A