Publikuar më 07 Септември, 2021 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses
A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi Stole Dimitrievski në
konferencën zyrtare në arenën “Todor Proeski” zbuluan pritshmëritë për ndeshjen
e nesërme kundër Rumanisë në kuadër të xhiros së 6-të në eliminatoret e
Kampionatit Botëror 2022.
Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë:
- “Rumania është përfaqësuese serioze. Ata posedojnë kualitet individual dhe vijnë në një moment të mirë për ata. Por, ne jemi të përqendruar në lojën tonë dhe si duhet të dukemi në fushë. Kjo do të jetë një ndeshje tërësisht tjetër nga ai i zhvilluar në Bukuresht. Nuk mendoj se do të jetë vendimtare për vendin tonë në grup. Besoj se deri në fund do të jemi në vendin e dytë.
- Futbollistët janë të motivuar dhe të gatshëm për lojë. Unë jam i kënaqur nga mënyra se si luajtëm në dy ndeshjet e para të këtij muaji. Vetëm me dy – tre stërvitje ata i kanë kryer të gjitha detyrat taktike në mënyrë të shkëlqyer.
- Problemi i vetëm me Islandën ishte momenti ynë psikologjik, por ne po punojmë edhe në atë aspekt. Çdo gjë tjetër, teknikisht dhe taktikisht, ishte në një nivel të lartë dhe me shumë diciplinë. Futbollistët tani kanë një mënyrë të ndryshme të punës dhe me përgjegjësi, ata e kanë pranuar në mënyrën më të mirë dhe unë i vlerësoj ata për këtë.
- Ndeshja me Rumaninë gjithashtu do të jetë në ritëm të lartë, është e vështirë për të luajtur tre ndeshje në një periudhë të shkurtër kohore, por jam i bindur se djemtë do të japin maksimumin dhe ne do të jemi gati për ndeshjen e nesërme. E rëndësishme është që nuk kemi të lënduar dhe të gjithë të konkurrojnë për një vend në ekip. Shpresoj se do të jetë ashtu edhe pas stërvitjes zyrtare”.
Stole Dimitrievski – reprezentues i Maqedonisë:
“Qëllimi im do të jetë i njejtë sin ë ndeshjen e parë, do të përpiqem të mos mposhtem së bashku me shokët e ekipit. Në dy ndeshjet e para, rastet e kundërshtarit janë minimizuar dhe kjo tregon për pozicionin tonë të mirë në mbrojtje dhe se ne i kuptojmë plotësisht kërkesat taktike të trajnerit.
- Luajtëm 75 minuta të shkëlqyeshme në Island, bëra gabim në golin e parë, ndërsa më pas kishim një rënie psikologjike. Por, analizuam, punuam në të gjitha aspektet e lojës dhe besoj që nesër do të jemi në nivelin e detyrës”.