Milevski dhe Bardhi, press konferencë para duelit me Ukrainën

Publikuar më 13 Октомври, 2023 Lajme, Lajme


Në prag të ndeshjes së nesërme eliminatore kundër Ukrainës, në arenën “Epet” të Pragës, seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi në një konferencë për media kanë ndarë pritshmëritë e tyre.

Bllagoja Milevski – seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë:

“Nuk ka nevojë të humbim fjalë për cilësinë e Ukrainës. Ka lojtarë që luajnë në top klube. Nga ana tjetër, Maqedonia ka treguar shumë herë se mund të jetë konkurruese me ekipe të forta. Jam i kënaqur me formën tonë që nga shtatori dhe shpresoj ta mbajmë të njejtën. Ndeshja e nesërme do të jetë ndryshe nga ajo e Shkupit. Po shkojmë në fazën ku të dyja skuadrat luftojnë për pozitën e dytë dhe vetëm fitorja do të na konvenonte. Pres një lojë të hapur dhe futboll të mirë. Duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë 90 minutave, jo vetëm 60-65 siç ishte në Shkup. Kemi ndryshime në ekipin përfaqësues që nga qershori, nga ai aspekt presim që të ketë diferencë nga dueli i qershorit. Zajkov do të jetë i vetmi që do të mungoj, të gjithë të tjerët janë në dispozicion. Ukrainasit kanë në listën e tyre një numër të madh lojtarësh jashtëzakonisht cilësorë. Besoj se mungesa të caktuara nuk do të ndihen për ta”.


Enis Bardhi - kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë:

“Ukraina është një përfaqësuese shumë cilësore, ka lojtarë të mirë. Ne nuk mendojmë për mungesat e tyre, ne mendojmë vetëm për ekipin tonë. Ne gjithmonë diskutojmë dobësitë tona dhe si të përmirësohemi. Po flasim për mentalitetin që duam të ndryshojmë, u konsoliduam dhe e kaluam humbjen e qershorit. Vetëm pse kemi veshur fanellën e përfaqësueses do të thotë se jemi lojtarët më të mirë për momentin, nuk duhet më tepër motivim. Me Ukrainën po luajmë një tjetër ndeshje të rëndësishme për ne, ndaj duam një rezultat pozitiv. Mendoj se në duelin e parë kemi pasur një rënie të përqendrimit, në disa gjëra të vogla që mund të ndëshkohen. Të gjithë do të marrim përgjegjësi, e dimë se sa do të thotë për ne kjo ndeshje dhe pa presion nuk mund të luash”.





   
   
Reprezentacioni A