Milevski dhe Bardhi: Ne pyetemi për vendin e parë

Publikuar më 09 Октомври, 2024 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nesër vazhdon paraqitjet e saj në Ligën e Kombeve me ndeshjen kundër Letonisë në Riga.

Përfaqësuesja jonë në këtë ndeshje hyn si favorit dhe këtë e theksoi seleksionuesi Bllagoja Milevski në konferencën e sotme për media.


BLLAGOJA MILEVSKI - seleksionues i përfaqësues A të Maqedonisë:


Letonia ka respekt maksimal nga ne, por përqendrimi është te loja jonë dhe si do të dukemi në fushë. Theksoj se Maqedonia do të kërkojë vendin e parë në grup.


Do të na mungojnë Zajkovi dhe Serafimovi, të cilët kanë kartona, por edhe Çurlinovi dhe Trajkovski, të cilët janë të lënduar. Megjithatë, të gjithë ata që janë në kombinim për performancën do të përballen me sfidën dhe atë që pritet prej tyre.


Unë jam duke menduar për disa opsione për formacionin, besoj se të gjithë të tjerët do të jenë të shëndetshëm dhe do të vihen në funksion të ekipit. Para fillimit të ndeshjes do të vendos me cilët lojtarë do të luajmë”.


Maqedonia që unë imagjinoj do të përpiqet gjithmonë të luajë për fitore. Këta djem marrin dhe meritojnë gjithë respektin. Pavarësisht nëse luajnë në klubet e tyre apo jo, ata japin maksimumin kur luajnë për Maqedoninë.


Presioni na jep motivimin për të konkurruar me veten dhe për të parë se ku janë kufijtë tanë. Kur dikush pret diçka të madhe nga ju, do të thotë që ju ia vleni. Sot, nëse nuk keni qasjen e duhur, nuk do të mposhtni kundërshtarët më të dobët edhe nëse luani me më të mirët.


Kapiteni Enis Bardhi ndan optimizmin e seleksionuesit Bllagoja Milevski në prag të ndeshjes së nesërme kundër Letonisë në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.


Bardhi ishte pjesë e ndeshjes së mëparshme të Maqedonisë kundër Letonisë në shtator të vitit 2019 në eliminatoret për Kampionatin Evropian. Kapiteni ynë shënoi në fitoren 2:0 në Riga.


ENIS BARDHI - kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë:


“Si gjithmonë përgjegjësia është e të gjithëve. Unë do të jap më të mirën time, kështu që Zoti dhëntë të jetë si pesë vjet më parë. Gripi ka kaluar, ndihem mirë dhe jam plotësisht i përgatitur për performancën.


Kur luan nën presion për të provuar, gjithmonë nxjerr cilësinë maksimale. Ne duhet të ndiejmë gjithmonë presionin dhe duhet të gjejmë një mënyrë për të dhënë më të mirën tonë”.



   
   
Reprezentacioni A