Publikuar më 11 Јуни, 2022 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi folën në konferencën për shtyp para gazetarëve para ndeshjes së nesërme kundër Gjibraltarit në arenën “Todor Proeski” nga xhiroja e katërt të grupit të Ligës së Kombeve.
Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë
“Aleksandar Trajkovski nuk do të jetë në kombinim për shkak të lëndimit, Elmas është në pikëpyetje, kemi disa lojtarë të cilët janë gjithashtu në dilemë për të luajtur. Shumë nga lojtarët janë të lodhur për shkak të orarit. Duhet të presim të gjithë së bashku për të parë se kush do të jetë gati për lojë. Të gjithë lojtarët janë në garë për një paraqitje edhe Ethemi gjithashtu mund të debutojë në këtë duel.
Është detyrimi ynë që të jemi në nivel dhe të japim maksimumin. Të gjithë duhet të vihen në funksion të ekipit dhe të jenë në nivelin e parashikuar nga kodi ynë. Ne kemi respekt për çdo kundërshtar, kjo vlen edhe për ndeshjen e nesërme. Ne kemi qenë dominues në ndeshjet e mëparshme, por duhet të jemi shumë më specifik në fazën finale”.
Enis Bardhi - kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë
“Na dhemb çdo humbje. Por ne duhet të mendojmë përpara. Mund të garantoj se çdo lojtar jep më të mirën e tij, por ndonjëherë futbolli është i tillë. Ne duhet të ecim përpara dhe të ecim drejt qëllimit tonë. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë mirë dhe atmosfera në ekip është ende e njëjtë dhe ne duam rezultate më të mira”.