Publikuar më 01 Јуни, 2022 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi
i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni Enis Bardhi në
një konferencë zyrtare për media ndanë pritshmëritë e tyre për ndeshjen e
nesërme kundër Bullgarisë në Razgrad në hapjen e edicionit të ri të Ligës së
Kombeve.
Blagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Për mua, favoriti duhet të tregohet në fushë. Nuk ka favorit para ndeshjes. Ky grup është i barabartë dhe synimi ynë i vetëm është të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv. Ndeshjet e balotazhit i kemi lënë pas, çdo ndeshje e re është një sfidë e re. Ne fillojmë me probleme dhe lojtarë të lënduar, por kemi një shans për të kontrolluar aftësitë e të gjithë lojtarëve të ftuar.
Bullgaria është një ekip cilësor, ka lojtarë të mrekullueshëm. Çdo ndeshje është e ndryshme, duhet të kesh një plan për të përmbushur. Megjithatë, edhe kundërshtari pyetet dhe do të shohim se çfarë do të na sjellë ndeshja.
Ndihem krenar kur djemtë tregojnë potencialin e tyre në fushë. Është kënaqësi të punosh me ta si karakter, djem dhe futbollistë. Ne jemi në drejtimin e duhur”.
Enis Bardhi - kapiten i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Ne kemi përvojë, jemi gati të luajmë zgjuar edhe kur jemi favoritë. Ne kemi një mentalitet fitues. Është shumë e rëndësishme për ne që të fillojmë mirë. Kemi rifreskim në skuadër, por jemi gati fizikisht dhe mendërisht për sfidën.
Jam i nderuar që jam kapiten, por gjithmonë them që të gjithë jemi kapiten dhe të gjithë mund të shtojmë vlerë në momente të caktuara. Suksesi i përfaqësueses është më i rëndësishmi për ne. Herën e fundit që isha kapiten shënova tre gola dhe nuk do të ishte keq të vazhdoja kështu”.