Publikuar më 10 Ноември, 2021 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Bllagoja
Milevski dhe reprezentuesi Enis Bardhi në konferencën zyrtare në kuadër të ndeshjes
së nesërme kundër Armenisë i kanë zbuluar pritshmëritë për takimin në Jerevan i
vlefshëm për eliminatoret e Botërorit 2022.
Bllagoja Milevski – seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë:
“Mendoj se na pret një ndeshje e shkëlqeyshme. Të dyja përfaqësueset kanë shanset e tyre për vendin e dytë, ndërsa fitorja është opsion për ne dhe Armeninë. Kjo do të jetë ndeshje e ndryshme në krahasim me atë të zhvilluar në Shkup. Në fushën tonë kishim dominim total, por tani pres ndeshj krejtësisht ndryshe, të hapur në të dyja anët për atë se fitorja është e rëndësishme për të dyja përfaqësueset”.
“Kuptohet se mungesat për shkak lëndimeve të futbollistëve si Ademi e Bardhi, ndërsa tani edhe Stefan Ristovski, Rakip, Jahoviq dhe Nikollov na sjellin probleme. Por, i bindur jam se të gjithë ata që do të paraqiten do të japim maksimumin në këtë ndeshje. Kjo mangësi ka një ndikim, veçanërisht pasi nuk mund të llogaris në të gjithë mesfushorët. Maqedonia është në fazën e krijimit të ekipit dhe na duhet baza e përzgjedhjes në katër vitet e ardhshme. Por tani ne nuk dorëzohemi dhe do të përpiqemi të përdorim çdo mundësi për vendin e dytë”.
“Problemi me finalizimin është pas nesh, gjithmonë shohim në sfidën e radhës dhe punojmë në atë drejtim. Shpresojmë që ta bëjmë në fushë atë që e kemi planifikuar. Sportive është të shpresosh për fitore dhe për atë edhe punojmë. Jemi të fokusuar tek loja jonë për të arritur sukses në fund”.
Enis Bardhi – reprezentues i Maqedonisë:
“Pas Kampionatit Europian të gjithë presin diçka të madhe, por ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Me këtë gjeneratë dhe seleksionuesin e ri me të cilin një kohë të gjatë njihemi, por edhe kemi disa futbollist të ri, duhet të jemi të durueshëm pasi secila ndeshje na sjell diçka të re, ndërsa asgjë negative pa marrë parasysh a kemi fituar ose humbur. Maqedonia deri më tani ka treguar shumë, ka treguar se luan për diçka, luan për diçka të mirë dhe luan bukur dhe jo për vendin e pestë ose të katërt. Mendoj se kemi bërë shumë punë të mira dhe vetëm duhet të vazhdojmë ashtu”.
“Do të vendosin detajet në ndeshjen e nesërme. Më e rëdësishme është që ne të jemi të përgatitur dhe të dimë se çfarë kërkojmë në fushë. Kjo ndeshje është e rëndësishme për ne, por edhe për Armeninë. Duhet të hyjmë në fushë të bashkuar si asnjëherë më parë. Kemi futbolist të rinj dhe na duhet kohë për t'u përshtatur, por ky nuk është një problem i madh. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që na pret dhe duhet të bëjmë më të mirën. Kjo është më e rëndësishme”.