Milevski dhe Bardhi: Duam me fitore ta mbyllim vitin

Publikuar më 19 Ноември, 2022 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe zëvendës kapiteni, Enis Bardhi në konferencën zyrtare për shtyp folën për pritjet nga ndeshja e nesërme kontrolluese me Azerbajxhanin në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Bllagoja Milevski-Seleksionues: 

Për fat të keq, nesër Bojan Miovski nuk do të luajë për arsye dëmtimi, ndërsa për arsye personale e kam lënë të lirë edhe Ezgjan Alioskin. Do të duhet të luajmë pa ata dy. Ne në çdo ndeshje luajmë për të fituar, nuk do të ketë ndryshim as nesër. Gjithmonë duam fitore, shpresoj të kemi sukses ndaj Azerbajxhanit. E di se Azerbajxhani na ka analizuar mirë, por uroj që kualiteti jonë të del në pah dhe të fitojmë ndeshjen. Kam insistuar në kundërshtar të këtillë, ndryshe dhe cilësorë. Finlanda është top përfaqësuese, Azerbejxhani luan futboll kushtimisht thënë ndryshe , por ndeshjet e tyre të fundit kanë dëshmuar cilësinë e tyre. E qartë se seleksionuesi i tyre bën punë të mirë. Kanë individë të shkëlqyeshëm dhe janë agresivë. Ne kemi cilësi, lëshimet nga ndeshja me Finlandën i kemi analizuar, mendoj se janë momente dekocentrimi dhe do të bëjmë gjithçka për t’i përmirësuar gabimet të cilat nuk guxojmë t’i përsërisim në ndeshjet zyrtare vitin e ardhshëm, duke ditur cilësinë e rivalëve.”

Enis Bardhi-Reprezentues:

Favoritë në futboll sot nuk ka, ne detyrohemi të luajmë maksimalisht dhe mirë. Kemi analizuar ndeshjen me Finlandën, duhet t’i përmirësojmë gabimet që u shfaqën dhe shpresoj në rezultat pozitiv ndaj Azerbajxhanit. Kundërshtari fizikisht është i fortë, ne do t’i sulmojmë pasi duam të fitojmë për vetëbesim më të mirë dhe për ta mbyllur vitin me sukses.”



   
   
Reprezentacioni A