Milevski dhe Babunski: Do ta shijojmë Evropianin

Publikuar më 16 Јуни, 2017 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonis, Bllagoja Milevski dhe kapiteno David Babunski në pres konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme me Spanjën folën për pritjet e përfaqësueses së shpresave në EURO 2017.
"Ne jemi në mesin e dymbëdhjetë përfaqësueseve më të mira në Evropë dhe kemi të drejtë të jemi krenar për këtë. Në këtë Kampionat Evropian do të mundohemi të kënaqemi me ndeshjet. Nuk kemi presion, mirëpo do të jemi të përgjegjshëm dhe të përkushtuar. Futbollistët janë mirë të përgatitur dhe jam i sigurtë se do të japin më të mirën nga vetja", deklaroi seleksionuesi Bllagoja Milevski.

"Jemi krenar që do të luajmë në këtë kampionat. Vërtet jemi të gëzuar që pikërisht ne shkruajmë histori për vendin tonë. Është fakt se jemi gjetur në grupin më të vështirë në kampionat, mirëpo kjo është motiv shtesë për secilin prej neve. Në letër ndoshta kundërshtari është favorit, mirëpo kualiteti dëshmohet vetëm në teren. Ne aty do të mundohemi të tregojmë sa vlejmë", u shpreh Babunski.
Pas takimit me media përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë zhvilloi stërvitjen zyrtare në stadiumin në Gdynja ku të shtunën përballet me Spanjën në takimin e parë dhe debutues në  Kampionatin Evropian për të rinjë. 



   
   
Reprezentacioni A