Milevski dhe Atanasov: Urime për ekipin, ne duhet të rritemi në çdo ndeshje të radhës

Publikuar më 10 Октомври, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Pas fitores ndaj Malit të Zi si mysafirë, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë posedon 6 pikë maksimale psa dy xhirove të zvhilluar në grupin kualifikues për Kampionatin Europian 2021. Seleksionuesi Blagoja Milevski dhe kapiteni Jani Atanasov, duke mos fshehur kënaqësinë pas triumfit në Podgoricë, ata thonë se kjo gjeneratë duhet të përparojë në çdo ndeshje tjetër dhe të vazhdojë  serinë e fitoreve.

“Urime për futbollistët. Unë vetëm dëshiroj që kjo qasje të vazhdojë. Djemtë hynë në garë me seriozitetin maksimal dhe ne arritëm qëllimin. Kemi ende shumë për të rregulluar në aspektin e lojës, por është mirë kur fitojmë edhe kur kemi disa pengesa. Ne do të tentojmë ta rregullojmë atë në ndeshjet e rradhës. Ndeshjen në Podgoricë duhet ta harrojmë dhe nga sonte përqëndrohemi në ndeshjen që na pret në fushën tonë kundër Kazakistanit”, deklaroi Blagoja Milevski.

“Si kapiten i përfaqësues, dua që ti falenderojë të gjithë bashkëlojtarët për fitoren e sotme ndaj Malit të Zi. Me të vërtet luajtëm ndeshje të fortë dhe jemi të lumtur që arritëm ta kthejmë rezultatin në favorin tonë. Shënova dy gola, por për mua kjo nuk është shumë me rëndësi, pasi më e rëndësishmja është se ishmi të përgatitur si ekip, e dëshironim fitoren dhe duhet të vazhdojmë në të njejtin drejtim. Shpresojë se do të rritemi në çdo ndeshje të radhës në kuadër të eliminatoreve” deklaroi Jani Atanasov. 





   
   
Reprezentacioni A