Publikuar më 22 Септември, 2022 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër në ora 18:00 në Tbilisi do të luajë ndeshjen e xhiros së 5-të në grupin e Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë.
Në konferencën zyrtare për media para gazetarëve folën seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe representuesi Ezgjan Alioski.
Bllagoja Milevski – seleksionuesi i përfaqësuesws A të Maqedonisë:
- Ekipi është gjithmonë i rëndësishëm. Ai fiton, jo individët. Jemi të përqendruar se si do të paraqitemi si ekip kundër një kundërshtari të madh. Maqedonia pati kualifikime të shkëlqyera për Botërorin, ndeshje të shkëlqyera në play-off kundër Italisë dhe Portugalisë, por fatkeqësisht u përballëm me shumë probleme në Ligën e Kombeve. Kishim shumë futbollistë të lënduar dhe zëvendësime të detyruara, megjithëse nuk ishte ky plani. Ne vazhdojmë me atë tranzicion dhe kjo është një mundësi për t'u siguruar për cilësinë e futbollistëve të rinj. Për sa kohë të ketë edhe shansin më të vogël, ne do të luftojmë.
- Asnjëherë nuk e kthej kokën pas në të kaluarën, madje as në ndeshjen me Gjeorgjinë në Shkup. Ata luajnë futboll ndryshe nga më parë dhe nëse janë më të mirë se ne, koha do ta tregojë. Në futboll jo gjithmonë fiton më i miri. Nëse nuk do të mendonim se mund të fitonim këtu, nuk do të vinim. Ne jemi këtu për të fituar.
Ezgjan Alioski – reprezentues i Maqedonisë:
- Kemi realizuar ëndrrën tonë këtu, u kualifikuam në Kampionatin Evropian, por kjo është tashmë pas nesh. Nuk ka rëndësi nëse luajmë para tribunave të plota apo pa publik, tifozët nuk janë në fushë, për një rezultat të mirë duhet të luajmë futboll të mirë dhe kemi ardhur të tregojmë cilësinë tonë. Humbja në shtëpi ishte vërtet e dhimbshme për ne dhe do të përpiqemi të fitojmë këtu.
- Nuk është e nevojshme që unë si i rritur të motivoj më të rinjtë. Kjo fanellë është motivim në vetvete. Një fitore do të na sjellë një atmosferë edhe më të mirë. Nuk jemi nën presion dhe mendojmë vetëm për ekipin.