Milevski: Dërgojmë mesazh se të gjithë janë reprezentues aktivë

Publikuar më 16 Февруари, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet

Seleksionuesi i përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë. Bllagoja Milevsi në Antalia kishte mundësi të ndjekë paraqitjet e reprezentuesve të cilët me klubet e tyre zhvilluan ndeshje kontrolluese në këtë qytet turk.

Udhëheqësi i përfaqësueses deri më 21 vjeç thotë se është i kënaqur me mundësinë që futbollistët kanë në skuadrat e tyre, ndërsa shumë të rëndësishme e potencon komunikimin me reprezentuesit për atë që eventualisht duhet të përmirësohet.

“Bashkë me seleksionuesin e përfaqësueses A kemi ndjekur ndeshjet kontrolluese të skuadrave tona në Antalia. Për ne është shumë me rëndësi të shohim nëse futbollistët në të cilët llogarisim në përfaqësuese marrin shans për të luajtur në skuadrat e tyre. Më shumë se gjysma e futbollistëve të përfaqësueses së shpresave luajnë në kampionatin vendor, ndërsa në ndeshjet që kemi ndjekur kanë treguar se mund të japin kontribut në sukseset e skuadrave të tyre. Kemi ndjekur edhe paraqitjen e Daniel Avramovskit me Crvena Zvezdën, është pozitiv fakti që është kthyer në formë garuese dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Ndeshjet kualitative dhe duelet e forta sigurisht do të ndihmojnë në zhvillimin futbollistik. Me një pjesë të futbollistëve kemi biseduar edhe për grupin tonë për kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe më gëzon ajo që ndëgjoj. Kur vetë futbollistët potencojnë se pa marrë parasysh kundërshtarin dhe pa shikuar nëse ndeshja është kualifikuese apo kontrolluese, më me rëndësi është qasja, kuptojmë se në një mënyrë janë pjekur. Në atë ënyrë mund të befasojmë edhe favoritër dhe të jemi optimist. Detyra jonë është të lëshojmë mesazh se të gjithë janë reprezentues aktivë, se ndjekim zhvillimin e tyre dhe besoj që ata të jenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të skuadrave të tyre dhe përfaqësueses”, deklaroi Bllagoja Milevski.

Kualifikimet për Kampionatin Evropian në Poloni, përfaqësuesja e shpresave i hap më 11 qershor në transfertën me Islandën. Ndeshjen e parë në teren vendas Maqedonia U 21 e zhvillon më 5 shtator të vitit 2015 kundër Ukrainës.



   
   
Reprezentacioni A