Metodi Maksimov: Ti mbyllim këto eliminatore me lojë të mirë dhe rezultate pozitive

Publikuar më 28 Мај, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në fillim të qershorit do të luajë dy ndeshjet e fundit në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Europian 2023 që do të luhet në Rumani dhe Gjeorgji.

Në duelin e parë të eliminatoreve të qershorit mysafir në Shkup është përfaqësuesja e Armenisë. Ndeshjen nga xhiroja e 9-të në Grupin X të eliminatoreve, Maqedonia dhe Armenia do ta luajnë në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, më 2 qershor me fillim nga ora 17:00.

Një nga individët më të mirë të Rabotniçkit në sezonin e përfunduar në Ligën e Parë dhe një futbollist që pritet të shkëlqejë në fanellën e Shpresave në raundin e ardhshëm eliminator, Metodi Maksimov dha pikëpamjen dhe analizën e tij për sfidat e ardhshme të ekipit përfaqësues.

- Kjo përfaqësuese e Maqedonisë ka cilësi, ne mund të kishim fituar shumë më shumë pikë, kemi luajtur disa ndeshje nën nivelin tonë, realisht mund të luftonim për qëllime shumë më të mëdha. Ky raund kualifikues kishte gjërat e veta pozitive, ne luajtëm disa ndeshje të shkëlqyera, kundër skuadrave të vështira si Armenia dhe Ukraina. Unë shënova gol në ndeshjen me Armeninë dhe Maqedonia mori fitore, shpresoj se do të mund të përsërisim lojën e mrekullueshme të asaj ndeshje më 2 qershor para tifozëve vendas. Duhet të jemi maksimalisht të koncentruar në të gjitha 90 minutat, të dëshirojmë fitore dhe të luftojmë për çdo top. Shpresoj që në dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të luajmë sa më mirë që dimë dhe mundemi.

Në duelin e parë të eliminatoreve, në kuadër të grupit X, të luajtur në Jerevan mes këtyre dy përfaqësueseve, Maqedonia shënoi fitore me rezultat 2:1, falë golave ​​të Marko Gjorgjievskit dhe Metodi Maksimov.

Reprezentuesit tanë të rinj dje kanë pasur grumbullimin në hotel Park.





   
   
Reprezentacioni A