Metalurgu fiton Kupën e Maqedonisë për juniorë

Publikuar më 19 Мај, 2015 Kupa e të Rrinjëve, Lajme

Skuadra e të rinjëve të Metalurgut ka mbrojtur titullin në Kupën e Maqedonisë. Në finalen e 23-të të Kupës së Maqedonisë për juniorë, futbollistët e Vllatko Kolevit mundën Shkupin me rezultat 3:0.

Për Metalurgun ky është trofeu i tretë i Kupës me rradhë, pasi skuadra nga Autokomanda fitoi finalet e dy viteve të fundit. Vllatko Stojanovski në minutën e 10-të shënoi golin e epërsisë për Metalurgun pas goditjes së lirë dhe harkimit të Sasho Shoposkit. Naumçe Bakraçeski dyfishoi rezultatin në minutën e 18-të. Futbollistët e Metalurgut dominonin në pjesën e parë dhe lëshuan rast të mirë për golin e tretë kur nuk arrit të shënojë Mihajllo Jakimovski. Në fraksionin e parë Shkupi nuk krijoi ndonjë mundësi më serioze për të rrezikuar portën e Metalurgut. Në minutën e 68-të domiminimi i Metalurgut kurorëzohet me golin e tretë, me autor Mihajllo Jakimovski. Në minutat e fundit të ndeshjes Bunjamin Ameti i Shkupit u ndëshkua me karton të kuq, pasi me start të ashpër ndërhyri ndaj Adrian Çavollit. Në stadiumin e qytetit në Veles, Metalurgu me merritë fitoi dhe i’u gëzua titullit të ri të Kupës në finalen e 23-të për juniorë.

“Dëshmuam se jemi ekipi më dominant në konkurencë të juniorëve në Maqedoni. Fitorja është apsolutisht e merituar. Dominuam, krijuam shanse dhe ishim efikas. Urime për futbollistët, të cilët luajtën sipas asaj që u morëm vesh, pa nënçmim për kundërshtarin. Ky është një shpërblim i ri për mundin që e investojmë në kategoritë e reja. Lojtarët janë të vetëdijshëm se përmes rezultateve dhe sukseseve mund të përparojnë, ndërsa mua si trajner më bën shumë krenar”, deklaroi trajneri i Metalurgut, Vllatko Kolev.

METALURGU-SHKUPI 3:0 (2:0)

(1:0 Vllatko Stojanovski 10’, 2:0 Naumçe Bakraçeski 18’, 3:0 Vllatko Stojanovski 68’)

METALURGU:

1. Filip Iliq, 2. Martin Lekoski (18. Martin Radeski), 3. Hristijan Karanfillovski, 4. Besart Krivanjeva, 5. Darko Digalovski (c), 6. Naumçe Bakraçeski, 10. Sashe Shoposki (14. Stojançe Kostadinovski), 11. Mihajllo Jakimoski (17. Jasir Aliji), 15. Darko Dodev (9. Ardian Çavolli)

12. Filip Lazarevski dhe 13. Hristos Papuli.

SHKUPI:

12. Alban Miftari, 4. Armend Çajani (13. Sejfullah Fuga), 5. Albert Naxhaku, 6. Omer Haliti, 7. Enes Samakova, 8. Florim Murtezanti, 9. Erdan Muriq (16. Hadis Qaipi), 10. Besar Iseni, 11. Erkan Fetai (17. Bunjamin Ameti), 22. Hetem Arsllani (14. Bajram Rexhepi), 23. Enes Curi (18. Emin Sopa).

1. Osman Daci dhe Ferit Veselovski.

Të mërkurën, në orën 20:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ luhet finalja e madhe në kategori të seniorëve, në të cilën përballet Teteksi dhe Rabotniçki.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A