Publikuar më 04 Март, 2020 në Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve
Pas hedhjes së shortit
mbrëmë në Amsterdam ku Maqedonia mësoi edhe kundërshtarët për ciklin e ri të
Ligës së Kombeve, janë përcaktuar edhe datat dhe koha e zhvillimit të
ndeshjeve:
5 shtator, 2020 | 15.00 – Maqedoni – Armeni
8 shtator, 2020 | 18.00 – Gjeorgji - Maqedoni
8 tetor, 2020 | 20:45 – Estoni – Maqedoni
11 tetor, 2020 | 18:00 – Maqedoni – Gjeorgji
13 nëntor, 2020 | 20:45 – Maqedoni – Estoni
16 nëntor, 2020 | 18:00 – Armeni – Maqedoni
Falë triumfit në grup të Ligës D në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, Maqedonia tashmë do të garojë në Ligën C. Nëse arrihet vendi i parë edhe në këtë grup të Ligës C, atëherë përfaqësuesen e vendit e pret promovimi në Ligën B.
Liga e Kombeve gjithashtu do të ofrojë mundësinë shtesë për tu kualifikuar në Kampionatin Botëror për dy përfaqësueset më të mira të ranguara që kanë dalë fituese në grupet e tyre, të cilat nuk kanë arritur kualifikim direkt përmes eliminatoreve. Kualifikim direkt në Kampionatin Botëror do të sigurojnnë 10 fituesit e grupeve nga eliminatoret 2021. Për të plotësuar fazën finale të Kampionatit Botëror do të luajnë 10 përfaqësuese të kualifikuara nga vendet e dyta me dy fituesit e grupeve më të mirë të ranguar në Ligën e Kombeve të cilat nuk kanë përfunduar në dy vendet e para të eliminatoreve.