Mësohen kundërshtarët e përfaqësuesve tanë në Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropa

Publikuar më 23 Јуни, 2014 Lajme

Sot në selinë e Asosiacionit Evropian të futbollit në Nion u hodh shorti përmes së cilit u mësuan kundërshtarët e përfaqësuesëve të Maqedonisë, Rabotniçkit, Metalurgut, Shkëndijës dhe Horizontit për kualifikimet në Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropën


Kampioni i Maqedonisë, Rabotniçki në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve për kundërshtarë do të ketë kampionin e Finlandës, Helsinkin. ‘Romantikët’ në ndeshjen e parë do të jenë vendas më 15 ose 16 korrik në Shkup, ndërsa do të luajnë revanshin më 22 ose 23 korrik.

Në Liga Evropa, Metalurgu ishte bartës i grupit dhe për kundërshtar mori ekipin e Santa Kalomas nga Andora.

Kundërshtar nga Europa Lindore për Horizont Turnovën dhe Shkëndijën. Horizonti do të luajë me Çikura Sashkeren e Gjeorgjisë, ndërsa Zimbru i Moldavisë është rivali i Shkëndijës së Tetovës. Ndeshjet e para luhen më 3 korrik, ndërsa ato të kthimit pas një jave.




   
   
Reprezentacioni A