Publikuar më 16 Јули, 2014 në Lajme
Paisjet dhe mekanizmat që i siguroi FFM janë speciale për mirëmbajtje kualitative të tereneve të barit dhe në masë të madhe do të ndihmojnë klubet që luajnë ndeshjet në ata stadium të kenë kushte të mira për gara. Para fillimit të sezonit të ri garues, Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes trupit për infrastrukturë përcaktoi kriteriumet për licencim të stadiumeve, ndërsa një prej kushtet bazë që stadiumet duhet të plotësojnë është që patjetër të përmbushin është që gjendja e terenit për lojë të jetë në bazë të rregullores për infrastrukturë të FFM-së.
Mekanizimi i specializuar dhe paisjet që siguroi FFM pa kurfarë kompensimi mund të shfrytëzohen nga të gjithë klubet të cilët kanë nevojë për përmirësim të infrastrukturës sportive.
Respektimi i kriteriumeve për licencim të stadiumeve nga ana e klubeve ka qëllim parimor, stadiumet të jenë me infrastrukturë më kualitative, bashkarisht të tentojmë të arrijmë organizim më të mirë të garave, përgjegjësia e pronarëve të stadiumeve dhe klubeve të mundësojë sjellje më të mirë në ndeshjet e fudbollit dhe ngritje të kualitetit të garave.