Publikuar më 29 Јули, 2014 në Lajme
Me këtë rast u zhvillua ndeshje leviale ndërmjet ish-futbollistëve të Osogovës dhe futbollistëve të famshëm të Maqedonisë. Ndeshja kishte karakter humanitar, ndërsa mjetet e grumbulluara finansiare i’u dedikuan ish-futbollistit të Osogovës, Daniel Mitkov i cili pësoi në një aksident automobilistik dhe me urgjencë duhet të operohet në Pekin të Kinës.
Në ndeshjen reviale përfaqësuesen e Maqedonisë e udhëhoqi legjenda e futbollit të Maqedonisë dhe seleksionuesi i parë i ekipit kombëtar, Andon Donçevski, ndërsa luajtën: Pandilov, Gerasimovski, Najdoski, Sedloski, Miceski, Zdravkov, Stojkoski, Petrov, Savov, Todorovski, Stavrevski, Jovanovski, Xhipunov, Qiriq dhe Stankovski.
Për ekipin e Osogovës luajtën: Janev, Nakov, Angelov, Todorovski, Eftimov, Filipov, Mitev, Teodosiev, Trifunov, Jovanovski, D. Llazarov, Sokolov, Shumanov, Paunov, Maksimov, Manev, Krstev, Georgiev, P. Lazarov. Trajnerë: Minov, Serafimov dhe Baldazarov.
Përfaqësuesja e veteranëve të Maqedonisë shënoi fitore me rezultat 5:2. Toni Micevski shënoi tre gola, ndërsa nga një herë realizuan Sasha Qiriq dhe Borçe Jovanovski. Golat për ekipin vendas i shënuan Sashko Angelov dhe Tode Mitev. Pas ndeshjes reviale, Daniel Mitkov falemenderoi legjendat e futbollit për ndihmën, ndërsa më pas u organizua shoqërim i përbashkët i pjesëmarësve në këtë eveniment.