Më 1 dhjetor Maqedonia U 21 mëson kundërshtarët për KE

Publikuar më 21 Ноември, 2016 Lajme


Shtëpia e futbollit Evropian, UEFA ka publikuar bartësve për shortin e grupeve të Kampionatit Europian për të rinjë që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Poloni.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë është në vazo të njejtë me Italinë, kampionin aktual Suedinë, Serbinë, Çekinë dhe Sllovakinë.

Vendasja, Polonia do të jetë bartëse e grupit A, ndërsa Gjermania dhe Portugalia do të jenë bartës të dy grupeve tjera.

Në vazon e dytë janë Anglia, Spanja dhe Danimarka dhe njëra prej tyre do të jetë kundërshtar i Maqedonisë në Kampionatin Europian në Poloni. Nga vazoja ku gjendet Maqedonia janë gjithsej 6-të përfaqësuese do të tërhiqen me rradhë përfaqësueset për plotësimin e tre grupeve me nga katër kundërshtarë.

Qendra e kongresit në Krakov do të jetë mikëpritës i shortit më 1 dhjetor, ku edhe do të caktohen grupet për Kampionatin Evropian për futbollistë deri 21 vjeç.

Në fazën e parë të KE në Plonië do të ketë tre grupe me nga 4 përfaqësuese, ndërsa fituesit e grupeve dhe përfaqësuesja më e mirë e vendeve të dyta do të luajnë në gjysmëfinale.

Vazoja parë:

Polonia Grupi A

Gjermania dhe Portugalia në Grupet B ose C

Vazoja e dytë:

Angli, Spanjë dhe Danimarkë

Vazoja e tretë:

Itali, Suedi, MAQEDONI, Serbi, Çeki dhe Sllovaki. 



   
   
Reprezentacioni A