Mbledhje pune për dialogun shqëror/social ndërmjet FFM-së, klubeve të LPFM-së dhe Sindikatës së futbollistëve

Publikuar më 19 Ноември, 2014 Lajme


Sot në Federatën e futbollit të Maqedonisë u organizua mbledhje pune në lidhje me dialogun shoqëror/social në të cilin morën pjesë përfaqësues të klubeve të Ligës së Parë të futbolit të Maqedonisë, përfaqësues të Sindikatës së futbollistëve dhe persona përgjegjës nga shërbimet e FFM-së.

Qëllimi i këtij seminari ishte që përmes konsultimeve, bisedave dhe veprimeve të përbashkëta të definohet standardet sociale. Në këtë takim u prezantua marëveshja Autonome që është pranuar nga UEFA dhe në të cilin janë përcaktuar kriteriumet minimale të cilët duhet të përfshihen në kontratat e futbollistëve profesionistë.

Seminari u mbajt si përgatitje për mbledhjen që do të mbahet më 5 dhjetor dhe në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të EPFL, ECA, FIFPro dhe UEFA-së.

“Në këtë mbledhje kishim mundësi të prezantohemi si Sindikat e cila mbron të drejtat e futbollistëve në suazat tona. Ky ishte dialogu jonë i parë me përfaqësuesit e klubeve dhe vlerësojmë se vetëm përmes diskutimeve të këtilla konstruktive  mund të kontribojmë në drejtim të përmirësimit të jetesës sonë futbollistike. Në mbledhje u prezantua marrëveshja e pranuar nga UEFA dhe në të cilën janë përcaktuar kriteriumet minimale që duhet të përmbajnë marrëveshjet me futbollistët profesionistë. U morëm vesh në lidhje me qëndrimet që duhet t’i kemi në mbledhjen që do mbahet më 5 dhjetor dhe çka në fakt duhet të presim nga biseda me përfaqësuesit e EPFL, ECA, FIFPro dhe UEFA-së. Marrëveshja e prezantuar është standard në Evropë, atje janë të definuara të drejtat e sakta dhe detyrat e klubeve dhe futbollistëve profesionistë dhe vlerësoj se kjo është në interes të dy palëve”, deklaroi Pançe Qumbev, presidenti i Sindikatës së futbollistëve në Maqedoni.

“Ne si KF Shkëndija vlerësojmë se është shumë profitabile të kemi mbledhje të llojit të këtillë, të njoftohemi në kohë me të gjithë të rejat dhe ndryshimet në kuadër të rregullave, organizimin dhe funksionimin e klubeve të futbollit, pasi që të njëjtat kanë të bëjnë me vetë ne klubet. Jemi të prekur direkt nga sjellja e vendimeve të këtilla dhe implementimi i të njëjtave dhe ne si palë më direkte mund të kontribojmë që të ndikojmë në kohë reale për propozimet dhe ndryshimet”, deklaruan përfaqësuesit e KF Shkëndijës.

“Përshëndesim iniciativën e FFM-së për organizimin e mbledhjeve të këtilla të cilat kanë të bëjnë me funksionimin më të mirë administriv të klubeve. Si Rabotniçki vlerësojmë se vetëm përmes bisedave dhe diskutimeve mund të sjellim qëndrime të duhura në pyetje të caktuara dhe të cilat do të na sillnin gjëra pozitive. E dijmë se janë paralajmëruar ndryshime të caktuara në marrëveshjen që ka të bëjë më të drejtat e klubeve dhe futbollistëve profesionistë dhe në përgjithësi është mirë nëse diskutojmë publikisht në lidhje me këtë pyejte dhe me propozimet tona të kontribojmë në arritjen e qëllimeve që janë pozitive për futbollin”, thonë në KF Rabotniçki.

Në takimin e zhvilluar sot në zyrat e FFM-së, klubet caktuan përfaqësuesit e tyre nga Liga e Maqedonisë të cilët do të jenë të pranishëm në takimin me përfaqësuesit e EPFL, ECA, FIFPro dhe UEFA-së më 5 dhjetor.




   
   
Reprezentacioni A