Publikuar më 29 Јули, 2016 në Lajme
Sot
në ‘Shtëpinë e futbollit’ mbledhje pune mbajtën komesarët për siguri të klubeve
të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë dhe përfaqësuesir e komisionit për
siguri të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Të pranishmit u pajtuan që të respektohet ‘Rregullorja e UEFA-së dhe FFM-së për siguri” dhe “Ligji për dhunë dhe sjellje të pahijshme në ndeshjet sportive”.
“Patjetër të kemi qëndrim aktiv, përmes rregullores së UEFA-së dhe FFM-së qartë shprehim se cilat sjellje nuk guxon të tolerohen në ndeshjet e kampionatit vendor. FFM në bashkëpunim me klubet dhe Ministrinë për Punë të Brendshme është absolut kundër sjelljes së papranueshme në terenet sportive dhe bashkarisht dërgojmë apel gjithë të mbështesin këtë kampanjë për 100% futboll si porosi të qartë dhe të padiskutueshme. Si Federatë e futbollit të Maqedonisë patjetër të mbështesim gjithë procedurat e parapara”, deklaroi Robert Markoviq, udhëheqës i sektorit për siguri dhe integritet në FFM.
Në temë të njejtë përfaqësuesit e komisionit për siguri pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë të mërkurën do të mbajnë mbledhje edhe me komesarët për siguri të klubeve të Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë.