Publikuar më 08 Август, 2014 në Lajme
Në vigjilje të derbit të së të dielës në xhiron e 2-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, pas iniciativës së Komesionit për siguri të Federatës së futbollit të Maqedonisë u mbaj mbledhje pune me përfaqësuesit e KF ‘Vardarit’, përfaqësuesit e KF ‘Shkëndijës’, personave përgjegjës të Ministrisë për punë të brendshme dhe përfaqësuesit të agjencionit privat për siguri, e angazhuatr për sigurinë e ndeshjes që do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Filipi i Dytë’ të dielën në orën 19:00.
Qëllimi i Komisionit për siguri të FFM-së është që të ndërmeren të gjithë masat parandaluese organizativedhe aktiviteteve për ndeshjen e cila është shpallur e rrezikut të lartë. Sipas rregullores për siguri të FFM-së dhe Ligjit për parandalim të dhunës dhe sjelljes së pahijshme në terenet sportive, klubi-vendas dhe klubi-mysafir obligohen të marin masa dhe aktivitete për ndeshjen që pason. Në atë dtrejtim, Komesari për siguri i KF ‘Shkëndija’ njoftoi se në ndeshjen në Shkup nuk do të ketë udhëtim të organizuar të tifozëve. Për vendimin që tifozët e Shkëndijës mos të jenë të pranishëm në ‘Filipi i Dytë’, skuadra nga Tetova dorëzoi njoftim me shkrim deri te organet e FFM-së dhe KF Vardarit.
Përfaqësuesi i KF ‘Vardarit’ njoftoi se nga ana e tyre si organizatorë të ndeshjes do të meren të gjithë masat dhe aktivitetet në kuadër të sigurisë, do të hapet vetëm tribuna veriore për dashamirët e futbollit, ndërsa tribuna perendimore do të jetë për grupin e tifozëve që mbështet klubin. Qëndrim i përbashkët i të pranishmëve në mbledhje, personave përgjegjës për sigurinë e stadiumit është rëndësia e theksimit deri te të gjithë që kanë mendojnë të jenë të pranishëm në këtë ndeshje, se ndalohet futja në stadium e mjeteve piroteknike, flamujve apo transparenteve me përmbajtje të palejueshme dhe mejteev tjera me tekst, foto, shenjë apo ndonjë mjet tjetër, si dhe mos të thiren përmbajtje që do të inicionin dhe ndjellin urrejtje apo dhunë në baza fetare, racore apo kombëtare. Në të kundërtën nga ana e delegatit dhe arbitrit kryesor do të meren masa dhe aktivitete në bazë të Rregullores për gara.
Përfaqësuesit e MPB-së informuan se nga ana e tyre sipas planit të përgatitur do të ndërmeren të gjithë masat e veçanta dhe aktivitetet e duhura për ndeshjen në fjalë.