Mbledhje për pengimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në stadiume

Publikuar më 26 Август, 2014 Lajme


Sot me iniciativë të organizatës joqeveritare ‘Tribunë për unitet’ dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë, u organizara takim i hapur ku u fol për gjendjen në organizimin e ndeshjeve të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, pranisë së dhunës, siguria dhe prania e grupeve të tifozëvë në stadiumet në Republikën e Maqedonisë si dhe për implementimin e drejtë dhe të arsyeshëm të Ligjit për pengimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme dhe sigurisë në stadium.

Në këtë takim morën pjesë ministrja për Punë të Brendhsme, Gordana Jankullovska, drejtori i zyrës për Siguri Publike, Mitko Çavkov, kryeshefi i Qytetit të Shkupit, Gorançe Savovski, ndihmës kryeshefi i Sektori për Punë të Brendshme-Shkup, Goran Gjorgjievski, këshilltarja e lartë policore e ARM-së, Zhaklina Prosaroska, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Marjan Spaseski, presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski, sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Dimitar Zizovski, përfaqësues të grupeve të tifozëve Komitët, Çkembarët, Vojvodët, Komitët Garda e Vjetër dhe të tjerë, përfaqësues të klubeve: Vardarit, Pelisterit, Teteksit dhe Shkëndijës, si dhe përfaqësues të lartë të OBSE-së. 


Takimi u organizua sipas këtij rend dite:

1. Qëndrimi, mendimi, vërejtjet, përvojat dhe rekomandimet e tifozëve për pengimin e dhunës dhe sigurisë në stadiume

2. Metodat e veprimit dhe stategjisë së MPB-së në organizmin e ndeshjeve dhe sjellja ndaj grupeve të tifozëve

-  Metodat dhe veprimet për vëndosjen e rendit në tribuna

-  Definimi i lirisë së lëvizjes dhe komoditetit të grupeve të organizuara të tifozëve dhe shikuesve tjerë në tribuna, në bazë të Ligjit për pengimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme

3. Roli i klubeve në organizimin e ndeshjeve të kampionatit vendor dhe rekomandimet e FIFA-s, UEFA-së dhe FFM-së

-  Infrastruktura, kushtet dhe gjendja e hapsirave nën tribuna në stadiume

-  Komunikimi dhe bashkëpunimi me grupet e tifozëve

Mbledhjen e hapi ministrja Jankullovska, e cila shprehi gatishmërinë për t’i dëgjuar problemet e të gjithë palëve të përfshira në këtë problematikë.

U hap diskutim për temat e parashtruara në të cilën të parët u shprehën tifozët të cilët cekën nevojën për komunikim më të mirë dhe vërejtjet në organizimin e ndeshjeve.

U fol edhe për situata konkrete nga incidente të ndodhura në stadium dhe u mor iniciztivë për tejkalimin e situatave që sjellin deri te pasojat e padëshiruara, me angazhim të të gjithë palëve të kyçura në organizimin e ndeshjeve.

Në diskutimin e mëtejshëm të pranishmit folën për infrastrukturën dhe organizimin e ndeshjeve me përfundim se me forca të përbashkëta kushtet do të përmirësohen. Agjencioni për Rini dhe Sport përmendi jo funksionalitetin e treneve të futbollit që ishin pjesë e projektit të tyre dhe menaxhimin nga ana komunave. ARSM paralajmëroi mundësinë e riorganizimit dhe marjen e të drejtës për menaxhim të subjekteve të tanishme dhe dhënien e subjekteve të cilave fushat e futbollit u janë të domosdoshme dhe të cilat më mirë do të menaxhojnë këta terene.

Qëndrimi i FFM-së dhe i të pranishmëve është se problemi kryesor qëndron në infrastrukturë dhe se me punë permanente në krijimin e kushteve më të mira do të arrihet qëllimi për rritjen e shikueshmërisë në stadiume.

Të gjithë të pranishmit u pajtuan se kjo mbledhje ishte me karakter inicues dhe se vetëm me dialog konstruktiv dhe takime më të shpeshta do të arrihet përparim i vërtetë.

 




   
   
Reprezentacioni A