Mbledhje për liçencimin e klubeve të Ligave të Dyta (Lindje dhe Perëndim)

Publikuar më 18 Декември, 2017 Lajme, Seminare


Sektori për liçencim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, në pajtueshmëri me programin për mbështetje dhe trajnim të klubeve në procesin e liçencimit për marrjen e liçencës për garim në Ligën e Dytë (Lindje dhe Perëndim) mbajti mbledhje pune/trajnim me klubet të cilat në sezonin 2017/18 garojnë në Ligën e Dytë (Lindje apo Perëndim). Në këtë takim u preznatuan kriteriumet, proceset dhe kufijtë kohor të liçencimit për sezonin garues 2018/19.

Në takimin që u mbajt më 15 dhjetor në Shkup morrën pjesë presidentët dhe sekretarët gjeneral të klubeve të cilat në sezonin 2017/18 garojnë në Ligën e Dytë (Lindje apo Perëndim) dhe të njejtët morrën informata në lidhje me procesin e liçencimit që i pret sezonin e ardhshëm.

Në kuadër të takimit të punës u mbajt mbledhje me komesarët për siguri të klubeve të cilët në sezonin 2017/18 garojnë në Ligën e Dytë (Lindje apo Perëndim) dhe komisionin për siguri pranë FFM-së. 



   
   
Reprezentacioni A