Publikuar më 05 Декември, 2014 në Lajme
Mbledhja u mbajt me praninë e trupit të punës e përbërë nga përfaqësues të UEFA-së, ECA-s (Lidhja e Klubeve Evropiane), EPFL (Lidhja e Ligave Profesionale Evropiane), FIFPro (Lidhja e Sindikatave të futbollit) dhe FFM si përfaqësues kombëtar i këtij trupi.
Dialogu hapi mundësi për gjetjen e mënyrës dhe veprimit me të cilin do të implementohen kriteriumet minimale për lidhjen e marrëveshjes profesionale me futbollistë, kurse në bazë të marrëveshjes autonome të nënshkruar në nivel evropian, të miratuar në kongresin e UEFA-së.
Procesi ka nisur në atmosferë konstruktive ku të gjithë palët e kyçura në mënyrë direkte kanë mundësi të japin kontributin e tyre.
Me kënaqësi mund të konstatohet se dialogu i hapur do të kontribojë në gjetjen e zgjedhjeve më të mira dhe do të garantojë mbrojtje të barabartë si për futbollistët, ashtu edhe për klubet e futbollit.