MBLEDHJE ME KLUBET E LIGËS SË PARË DHE TË DYTË

Publikuar më 13 Јуни, 2016 Lajme


Pas kompletimit të Ligës së Parë dhe asaj të Dytë të futbollit të maqedonisë për sezonin garues 2016/2017 më 13 qershor u mbajt mbledhje me përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Parë dhe të Dytë në palestrën për press në Arenën Nacionale ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.

Në emër të Federatës së futbollit të Maqedonisë mbledhjen e drejtuan presidenti Ilço Gjorgjioski, sekretari i përgjithshëm Filip Popovski, kryetari i Komisionit për Gara, Vasko Dojçinovski, presidenti i Komisionit për Arbitra, Emil Bozhinovski dhe personi përgjegjës për integritet deh siguri, Robert Markoviq.

Përfaqësuesëve të klubev u prezentua propozimi i ri për orarin e ndeshjeve i cili ditët e ardhshme do të miratohet para se të bëhet publik. U sqarua formati i ri për gara në Ligëne  Parë, klubet u rikujtuan për detyrimiet për liçencimin për sezonin e ri në drejtim të infrastrukturës, finansave, sigurisë dhe ruajtjes së integritetit, ndërsa u paralajmërua mbledhje për implementim të rregullave të reja të lojës së futbollit.

Në kuadër të mbledjhes u dhanë propozime për mënyrën e harxhimit të mjeteve të grumbulluara nga gjobat automatike dhe diciplinore nga sezoni i kaluar. Klubet morën për detyrë të japin mendim të tyre me shkrim në afat kohor prej 10-14 ditëve.

Nga ana e presidentit të FFM-së, Ilço Gjorgjioski u prezantua propozimi i ri për garë ballkanike për klube e cila në një të ardhme të afërt duhet të merr vërtetim dhe afirmim të saj me fillimin e sezonit garues 2018/2019.

Mbledhja u mbyll me prezantimin e modelit të ri të paisjeve sportive të prodhusit JAKO, i cili njëherit është partner zyrtar për veshje sportive me Federatën e Futbollit të Maqedonisë. 



   
   
Reprezentacioni A