Publikuar më 15 Август, 2018 në Lajme
Në
pajtueshmëri me procedurat për zgjedhje të presidentit të Federatës së
futbollit të Maqedonisë, Komisioni për zgjedhje dhe verifikim pranë FFM-së në
mbledhjen e mbajtur në ‘Shtëpinë e futbollit’ shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur
nga trupat e FFM-së, në lidhje me Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të pason
për zgjedhjen e presidentit të ri të Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Nga ana e Komisionit u shqyrtua dokumentacioni i pranuar, ndërsa u kërkua të grumbullohen dokumente shtesë nga shërbimet FFM-së për inspektim, si dhe korospodencën e përgjithshme të anëtarëve të FFM-së, të cilat ata i konsiderojnë të nevojshme për marrjen e vendimeve.
Komisioni d të veprojë në përputhje me afatet, duke respektuar rregullat dhe rregulloret e FFM-së, UEFA-së dhe FIFA-s.