Mbledhje e Komisionit për vërtetimin e kandidatëve për seleksionues të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë

Publikuar më 18 Јули, 2014 Lajme

Komisioni pesëantarësh pranë FFM-së sot ka mbajtur mbledhje për shqyrtimin e aplikimeve të arritura për pozitën e seleksionuesit të kombëtares U 21 të Maqedonisë.

Komisioni pranë FFM-së i formuar për vërtetimin e kandidatëve për postin e seleksionuesit të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë në formacion: Muamed Sejdini, Dejan Dimovski, Marijan Stojkoski, Lazar Rakixhiev dhe Svetozar Stankovski sot ka mbajtur mbledhje për shqyrtimin e aplikimeve të arritura për pozitën e seleksionuesit të kombëtares U 21 të Maqedonisë.

Komisioni pesëantarësh shqyrtoi kandidaturat e Zhikica Tasevskit, Mirsad Jonuzit, Goce Sedlovskit dhe Bobi Milevskit. Të gjithë anëtarët e komisionit në bazë të biografive të dorëzuara dhanë mendimin e tyre për secilin prej kandidatët e paraqitur dhe e njëjta do të prezantohet në mbledhjen e Këshillit Drejtues të FFM-së e caktuar të mbahet më 23 korrik. Seleksionuesi i përfaqësueses deri 21 vjet do të emërohet në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.




   
   
Reprezentacioni A