Publikuar më 02 Декември, 2014 në Lajme
Presidenti i komisionit për fer-plej, portieri ynë i famshëm Bllagoj Istatov foli për aktivitetet të cilat periudhën e kaluar i organizoi komisioni, ndërsa kanë të bëjnë me respektin ndaj lojës së futbollit në të gjitha segmented, akcent që është shumë i rëndësishëm sipas rregullave të UEFA-së. Sipas propozicioneve të UEFA-së dhe FIFA-s, në muajin shtator u organizua fer-plej vikend në të cilin pjesëmarësit në ndeshjet e kampionatit të Maqedonisë përmes porosisë thirrën në sjellje korrekte drejt të gjithë të kycurve në këtë sport.
Komisioni për fer-plej mori pjesë edhe në tribunën që u organizuan nga shoqata e gazetarëve të sportit nga Evropa jug-lindore dhe në të cilën u fol kundër dhunës në terenet sportive.
Në këtë mbledhje u prezantuan aktivitetet të cilat i ndërmori organizata e gazetarëve të sportit, me qëllim ndikimin preventiv kundër dhunës në terenet sportive. Përvec Maqedonisë, morën pjesë edhe përfaqësues të Malit të Zi, Kroacisë dhe Bullgarisë.