Mbledhje e Këshillit Drejtues të FFM-së, caktohet Kuvend i Jashtëzakonshëm për zgjedhje të presidentit të ri

Publikuar më 17 Ноември, 2024 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e sotme ka marrë këtë vendim:

- Këshilli Drejtues i FFM-së ka caktuar Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë më 22.12.2024;

- Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FFM-së më 22.12.2024, do të konfirmohet dorëheqja e kryetarit aktual të FFM-së, Muamed Sejdini dhe do të zgjidhet kryetari i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë;

Muamed Sejdini - president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:

Pas 7 viteve të jashtëzakonshme dhe të mbushura me arritje historike, kam vendosur të tërhiqem nga pozita e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen si rezultat i reflektimit tim për një moment të përshtatshëm ndryshimi, pas një periudhe që do të mbetet si më e suksesshmja në historinë e futbollit tonë.

Nën drejtimin tim, së bashku me ju, kemi shkruar kapituj të artë për futbollin e Maqedonisë: kualifikimi historik në Kampionatin Europian EURO 2020, renditja e dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës dhe fitorja e paharrueshme kundër Italisë në Palermo, sukseset e Ligës së Kombeve me kalimin në Ligën B dhe realizimi i projekteve të shumta infrastrukturore në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.

E lë këtë pozicion me krenari dhe falënderim të madh për të gjithë ata që kontribuuan në këto arritje: lojtarët, trajnerët, klubet, investitorët, administratën, Komitetin Ekzekutiv dhe çdo dashamirës të futbollit.

Unë do të vazhdoj të ushtroj rolin tim deri më 22 dhjetor, kur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasardhësi im.

Me besim të plotë në të ardhmen e Federatës dhe të futbollit tonë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite.

Me respekt dhe mirënjohje,

Muamed Sejdini!”



   
   
Reprezentacioni A