Mbledhje e Këshillit Drejtues të FFM-së

Publikuar më 27 Септември, 2023 Lajme


Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë u morën këto vendime:


- K. D. i FFM-së miratoi Rregulloren për punën e Qendrës për edukimin e trajnerëve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë;


K. D. i FFM-së mori vendim për themelimin e këshillit mësimor të Qendrës për Edukimin e Trajnerëve, dhe gjithashtu u soll vendim që prof. Dr. Nebojsha Markovski  të jetë drejtor i Qendrës për edukimin e trajnerëve për katër vitet e ardhshme.


K. D. i FFM-së mori vendim që Federata e Futbollit të Maqedonisë të vazhdojë me mbështetjen (financiare dhe logjistike) të projektit “Futbolli tani – futbolli kudo”, së bashku me Federatën për sport shkollor. Projekti mbulon 80 shkolla fillore në Maqedoni dhe më shumë se 6000 fëmijë nga klasa e dytë deri në të pestën të cilët ushtrojnë futboll gjatë gjithë vitit shkollor.


K. D. i FFM-së ka marrë vendim që Federata e Futbollit të Maqedonisë do të vazhdojë të mbështesë projektin “Futbolli shkollor për vajza” me Federatën për sport shkollor. 30 shkolla fillore në Maqedoni dhe më shumë se 600 vajza nga klasa e katërt dhe e pesta janë të përfshira në projektin "Futbolli shkollor për vajza".



   
   
Reprezentacioni A