Mbledhje e Këshillit Drejtues të FFM: Premio 150.000 euro për ndeshjet e marsit të përfaqësueses A të Maqedonisë

Publikuar më 19 Мај, 2021 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme të mbajtur në “Shtëpinë e Futbollit” i solli këto vendime:

K.D. i FFM-së solli vendim të paguajë premio prej 150.000 euro për përfaqësuesen A të Maqedonisë për ndeshjet e marsit (Rumaninë, Lihteshtajnin dhe Gjermaninë) në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022;

K.D. i FFM-së solli vendim që çdo fitore në fazën e grupeve në Kampionatin Europian do të shpërblehet me 300.000 euro për përfaqësuesen A të Maqedonisë;

K.D. i FFM-së solli vendim që çdo barazim në ndeshjet e fazës së grupeve në Kampionatin Europian do ta shpërblejë me 150.000 euro për përfaqësuesen A të Maqedonisë;

K.D. i FFM-së solli vendim që në rast përfaqësuesja A e Maqedonisë e kalon fazën e grupeve në Kampionatin Europian, do të shpërblehet me 30% nga shuma që do të përfitohet nga UEFA për mbulimin e shpenzimeve për pjesëmarrje në garë;

K.D. i FFM-së solli vendim që ftesa e futbollistëve për Kampionatin Europian të jetë 1500 euro, ndërsa 1500 euro shtesë do të paguhen për ftesë nëse përfaqësuesja A e Maqedonisë e kalon fazën e grupeve në KE;

K.D. i FFM-së solli vendim që periudha për riregjistrim të lojtarëve të futsallit të zgjasë nga 7 shtatori deri më 21 shtator 2021.  




   
   
Reprezentacioni A