Mbledhje e Këshillit Drejtues të FFM 14.02.2020

Publikuar më 14 Февруари, 2020 Lajme


Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Federatës së futbollit të Maqedonisë u sollën këta vendime:

- Këshilli Drejtues i FFM-së caktoi çmimet për biletat për ndeshjen gjysmëfinale të play offit të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

Për ndeshjen që do të luhet më 26 mars në Arenën Nacionale 'Todor Proeski' në Shkup biletat për tribunat jug dhe veri do të shiten me çmime prej 300 dhe 400 denarëve;

Federata e futbollit të Maqedonisë do të sigurojë bileta për tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë dhe të njejtët do të vendosen në tribunën perëndimore të stadiumit 'Todor Proeski';

- Këshilli Drejtues i FFM-së solli vendim që Kuvendi i rregullt vjetor i Federatë së Futbollit të Maqedonisë të mbahet më 21 mars 2020 në hotelin 'Aleksandar Palace' në Shkup;

- Këshilli Drejtues i FFM-së solli vendim për ndarjen e mjeteve të fondit solidar shtesë të UEFA-së klubeve të Ligës së Parë të Maqedonisë për sezonin garues 2018/2019;

- Këshilli Drejtues i FFM-së caktoi çmimet e biletave për ndeshjen eliminatore për KE për të rinjë, Maqedoni-Izrael. Biletat për ndeshjen që do të luhet më 26 mars në qendrën stërvitore në 'Petar Milloshevski' në Shkup do të kushtojnë 50 denarë;

- Këshilli Drejtues i FFM-së miratoi raportet e komisioneve ekzistuese të Këshillit Drejtues dhe buxhetin e Federatës së futbollit të Maqedonisë për vitin 2020. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A