Mbledhje e Këshillit Drejtues të FFM

Publikuar më 15 Август, 2023 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e sotme ka diskutuar për punën dhe rezultatet e arritur në përfaqësuesen e A të Maqedonisë gjatë eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024 nën udhëheqjen e seleksionuesit, Bllagoja Milevski.

Këshilli Drejtues i FFM-së respekton parimin “nuk jetohet me lavdinë e vjetër”. Pakënaqësi për rezultatet e arritura është përshtypja që kanë anëtarët që vendosin për përzgjedhjen e seleksionuesit të përfaqësueses.

Megjithatë, duke marrë parasysh rrethanat në grupin në të cilin përfaqësuesja A e Maqedonisë është në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024, orari i ndeshjeve të ardhshme dhe koha relativisht e shkurtër deri në përfundim të kontratës me seleksionuesin aktual, është e mendimit se Bllagoja Milevski duhet të vazhdojë punën në ekipin përfaqësues. Kontrata e seleksionuesit zgjat deri në nëntor të vitit 2023.

Sado mirë është kur fiton, aq vështirë është edhe kur humbësh. Në periudhën e ardhshme FFM do të japë zgjidhjen më të mirë për përfaqësuesen.




   
   
Reprezentacioni A