Mbledhje e Këshillit Drejtues në FFM

Publikuar më 26 Јуни, 2020 Lajme


Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë u sollën këto vendime:

- Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë pranoi propozimin nga Komisioni i Garave në lidhje me ndërprerjen e sezonit garues 2019/20 pas 23 xhirove në Ligën e Parë dhe 17 xhirove në Ligën e Dytë, me ekipet e renditura në vendin e parë në Ligën e Dytë – Perendim dhe Lindje të promovohen në Ligën e Parë nga sezoni i ri 2020/21 dhe KF Vardar si vendi i parë në Ligën e Parë në sezonin garues 2019/20. Edhe pse ekipi i parë i renditur në tabelë, KF Vardari fitoi mundësi të kualifikohet në UEFA Ligën e Kampionëve, por për shkak mos marrjes së licencës UEFA, KF Vardar nuk do të mund të shfrytëzojë të drejtën që të luaj në Europë.

- Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë pranoi propoziin e Komisionit për Gara në lidhje me ekipet të cilët do të marrin të drejtën për të marrë pjesë në garat e UEFA-së në sezonin 2020/21. Bazuar në tabelën nga kampionati i ndërprerë në Ligën e Parë në sezonin garues 2019/20 pas 23 xhirove, Këshilli Drejtues i FFM-së pranoi propozimin e Komisionit të Garave, duke dhënë të drejtë pjesëmarrje në garat e UEFA-së për sezonin 2020/21 ekipeve: KF Sileks – UEFA Liga e Kampionëve, KF Shkëndija – UEFA Liga Europa, KF Renova – UEFA Liga Europa, ndërkohë për shkak të ndërprerjes së Kupës, fituesi për pjesëmarrje në UEFA Liga Europa, në përputhje me rregullat e UEFA-së, transferohet te ekipi më mirë i renditur në kampionat që nuk u kualifikua për në UEFA.  FFM pranoi propozimin e Komisionit për Gara në FFM, që ekipi më mirë i ranguar në kampionat pas 23 xhirove në Ligën e Parë është skuadra e vendit të pestë, përkatësisht ekipi KF Shkupi, që merr të drejtën për të luajtur në UEFA Liga Europa.

- Këshilli Drejtues i FFM ka miratuar edhe kalendarin për sezonin garues 2020/2021. Sipas kalendarit, sezoni i ri në Ligën e Parë do të nis me 9 gusht të vitit 2020, përderisa sezoni i ri në Ligën e Dytë do të nis me 22 gusht. 1/16 e finales në Kupën e Maqedonisë do të startojë me 23 shtator 2020.

- Këshilli Drejtues në FFM solli vendim që afatin kalimtar të verës të zgjasë 12 javë, kryesisht afati kalimtar do të mbyllet me 6 shtator të vitit 2020.

- Këshilli Drejtues në FFM solli vendim për ndryshim të terminit për zhvillimin e Kuvendit të rregullt vjetor të FFM-së. Përderisa kushtet na lejojnë, 12 korriku i vitit 2020 do të jetë data për zhvillimin e Kuvendit të Rregullt vjetor të FFM-së.



   
   
Reprezentacioni A