Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues të FFM-së: Ndërpritet sezonit garues 2019/2020 në LPFM

Publikuar më 04 Јуни, 2020 Lajme


Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme epidemiologjike në vend dhe faktin se numri i pacientëve të rinj po rritet çdo ditë, janë marrë vendimet e mëposhtme:

-  Këshilli Drejtues i FFM-së pranoi propozimin e Komisionit për gara për ndërprerjen dhe përfundimin e sezonit garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe garën e Kupës;

Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive për virusin CoVid-19 të konfirmuara te disa anëtarë të KF Renova dhe KF Shkëndija, pastaj procesin e vetë-izolimit dy javor që duhet ta kalojë gjithë ekipi i KF Renova, si dhe pamundësinë që në kushte të këtilla të jashtëzakonshme për të lëvizur lirshëm duke pasur parasysh kufizimet për levizje, klubet pamundësohen të vijojnë procesin stërvitor të përshkruar në protokollin shëndetësor, Këshilli Drejtues i FFM-së vendosi të ndërpresë sezonin garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për këtë vendim kanë njoftuar shërbimet e UEFA-së, duke theksuar situatën në vendin tonë në pikëpamje shëndetësore dhe pamundësinë për të parashikuar kornizën kohore në lidhje me vazhdimin e mundshëm të kampionatit, gjegjësisht me situatën e re të krijuar nuk mund të garantohet se vazhdimi i kampionatit vendor do të ketë një rrjedhë të rregullt.

Nga Asosiacioni Evropian i futbollit (UEFA) potencuan se janë jashtëzakonisht krenarë për ‘Shtëpinë e Futbollit” tonë, duke pasur parasysh faktin se FFM edhe përkundër gjithë sfidave në periudhën e kaluar kishte për qëllim të bëjë përpjekje dhe të zbatonte opsionin më të mirë të mundshëm për vazhdimin e garave në Ligën e Parë vendore, e gjitha kjo për të mundësuar vazhdim të rregullt për vazhdimin dhe përfundimin e garave vendore (kampionatit dhe Kupës) sipas meritës sportive që do të tregonin skuadrat. 



   
   
Reprezentacioni A