Mbështesni Maqedoninë në rrugën drejt Europianit, biletat me çmim prej 100 dhe 150 den

Publikuar më 30 Август, 2018 Biletat, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë përmes garës së re të UEFA-së, Ligës së Kombeve do të tentojë për herë të parë në historinë e saj të sigurojë kualifikim në Kampionatin Europian. Ekipi përfaqësues i vendit ndeshjen e parë si vendase do ta luajë më 9 shtator kundër Armenisë në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 18:00.

Gjithë dashamirët e futbollit dhe përfaqësueses prej të hënën (3 shtator) do të mund të vlejnë biletat për ndeshjen Maqedoni-Armeni përmes rrjetit shitës të MKTickets, ndërsa një pikë shitje do të vendoset në Skopje City Mall në periudhën prej 3 deri më 9 shtator.

Biletat do të mund të blihen edhe në pikën e shitjes te stadiumi ‘Filipi i Dytë’ ditën e ndeshjes duke nisur nga ora 12:00 deri pak para fillimit të ndeshjes.

Çmimi i biletave është 100 denarë për tribunën jugore dhe 150 denarë për tribunën veriore të arenës nacionale.

MAQEDONI-ARMENI

Shkup, Arena nacionale ‘Filipi i Dytë’, 9 shtator 2018, ora 18:00



   
   
Reprezentacioni A