Publikuar më 17 Август, 2018 në Lajme
Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në hotelin ‘Kontinental’ në Shkup mbajti seminar të rregullt me delegatët për ndeshjet e Ligës së Parë dhe (Ligave) të Dytë të futbollit të Maqedonisë.
Komesari për Gara, Vasko Dojçinovski theksoi disa pika të rëndësishme në lidhje me organizimin e garave në kampionatet vendore dhe koordinimin e punës së zyrtarëve para, gjatë dhe pas ndeshjeve, posaçërisht delegatëve me ekipin e arbitrave. Në seminar u dhanë udhëzime për situtatat eventuale të pakëndshme në stadium, si dhe masat për trajtimin e tyre në përputhje me kriteret e marra nga garat e organizuara nga UEFA.
Para të pranishmëve foli edhe komesari për siguri në Federatën e futbollit të Maqedonisë, Zoran Sazdov. Nga departamenti për Integritet dhe siguri u zotuan se gjithë klubet do të respektojnë ‘Rregulloren e UEFA-së dhe FFM-së për siguri” dhe “Ligji i dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ngjarjet sportive”.