Mbahet punëtoria e parë për zhvillimin e strategjisë për futbollin e femrave

Publikuar më 12 Август, 2020 Lajme


Sot në Qendrën Sportive "Jane Sandaski", në organizimi të Federatës së Futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht filloi procesi për përgatitje të strategjisë nacionale për futbollin e femrave për periudhën 2021/2026.

Në punëtorinë e parë morën pjesë përfaqësues të drejtëpërdrejtë në futbollin e femrave: seleksionuesit e ekipeve nacionale të femrave, përfaqësues të futbollisteve, klubet e futbollit për femra, komisioni për futbollin e femrave pranë FFM-së dhe mediumet. Mbështetjen e tij me praninë personale dhe pjesëmarrje në punëtori e tregoi edhe Këshilli Drejtues i FFM-së, sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski, zëvendës sekretari i përgjithshëm, Drilon Ganiu, drejtori teknik, Zoran Stratev si dhe menaxheri i sektorit për futboll në FFM, Zharko Ignjatovski.

"Me nisjen e procesit për ndërtimin e strategjisë nacionale për zhvillimin e futbollit për femra ne si federatë jemi të gatshëm të përfshijmë gjithë palët e interesuara, me qëllim bashkarisht të përpunojmë dokument dhe plan aktiv që do të jetë udhërrëfyes për zhvillimin e futbollit të femrave në 5 vitet e ardhëshme. Qëllimi ynë nuk është vetëm të përgatisim dokument të bukur që nuk do të implementohet. Pikërisht për këtë kemi filluar këtë proces bashkë me një pjesë të pjesëmarrësve të interesuara në futbollin e femrave, ndërsa në pjesën e mëtejshme të procesit do të përfshihen edhe më shumë palë të kyçura direkt në futbollin e femrave",deklaroi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski. 

Me definimin e vizionit "Më shumë femra, më shumë gola" edhe zyrtarisht është vendosur korniza e strategjisë e cila në mënyrë specifike do të merret me zhvillimin e futbollit të femrave në Maqedoni.



   
   
Reprezentacioni A