Publikuar më 31 Октомври, 2018 në Lajme, Seminare
Qendra
për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, në periudhën prej 29
deri 31 tetor në ‘Shtëpinë e futbollit’ dhe në terrenet e qendrës stërvitore
‘Petar Milloshevski’ kanë mbajtur pjesën e parë të seminarit për pajisje me
Licencë nacionale për fitnes, nevojshme për punë në klubet e futbollit.
Gjithsej 15 trajnerë janë pjesë e seminarit që do të zhvillohet në tre faza, gjegjësisht dy seminare dhe pjesë praktike si për stazh në klub futbollit.
Prezantime të tyre në këtë pjesë të seminarit kishin prof.dr.Vanço Petrovski, prof.dr Vujica Zhivkoviq, pastaj trajneri kondicional i përfaqësueses A të Maqedonisë, Ivan Jovanovski-Karas, Loik Borie, ekspert i UEFA-së për fitnes dhe përgatitje fizike për kategori të reja dhe Olivie Dolja, menaxher i UEFA-së për zhvillim të futbollit të moshave.
“Kishim nder të madh dhe kënaqësi të jemi pjesë e seminarit të parë për trajnerë fitnesi që organizohet nga FFM përmes Qendrës për Edukim. Në kuadër të programës kemi prezantuar në mënyrë teorike dhe praktike testin VAMEVAL. Është test për kapacitet aerobik të kategoritë e reja që jep informata për gjendjen e futbollistëve dhe nxjer tregues për drejtimin që duhet të zhvillohet seanca stërvitore për përgatitje fizike. Trajnerët kandidatë treguan motiv dhe përkushtim të madh, ndërsa ne si UEFA gjithmonë jemi të gatshëm atë ata njohim dhe ta mbështesim. Ashtu si kemi thënë gjatë prezantimeve, trajnerët do të marrin shumë infromacione për përgatitje fizike dhe fitness, mirëpo obligim i tyre mbetet që përmes punës dhe përvojës të njihen me detajet”, u shprehën Borie dhe Dolja.
“Thuajse
pesëmbëdhjetë vite jam aktiv si trajner fitnes/kondicional në klube futbolli
prej të cilave më së shumti jashta vendit. Kam ndjekur shumë seminare dhe
takime pune në këtë temë gjatë të cilave është akumuluar përvojë e madhe nga
puna praktike. Mirëpo kur kam parë njoftimin për regjistrim në FFM, nuk kisha
dyshim për të ardhur. Seminar i shkëlqyeshëm dhe fillim i edukimit në këtë pjesë
të futbollit për të cilin mendoj se në Maqedoni ka shumë hapsirë për përmirësim.
Shpresoj klubet në Maqedoni ta kapin seriozisht nevojën për fitnes/trajnerë
kondicional, e gjitha me qëllim përmirësimin e performansave të lojtarëve dhe përmes
kësaj edhe të vetë klubit”,
deklaroi Mihailo Shejkeroski, kandidat për licencë nacionale për fitnes.