Publikuar më 10 Јули, 2015 në Lajme
Temë kryesore e mbledhjes ishte fillimi i garave në sezonin garues 2015/2016/ Përfaqësuesit e klubeve të Ligës së Dytë me drejtuesit e federatës ndanë mendime, propozime, iniciativa dhe tema tjera me qëllim zhvillimin e garës.
Skuadra e Ligës së Dytë kanë afat deri më 15 korri 2015 të kompletojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të plotësojnë kriteriumet për licencim për të patur të drejtë loje në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë.
Komesari për gara informoi se këtë vit sezoni do të fillojë më 15 gusht 2015, 26 xhiro do të luhen ditëve të shtuna, një xhiro është paraparë të luhet të martën.
Secili ekip i Ligës së Dytë do të ketë mundësi të kyçet më garën e ekipeve B për të cilën gjithashtu duhet të japin qëndrim deri më 15 korrik 2015.
Të gjithë klubet në sezonin e ri garues ndeshjet e Ligës së Dytë do t’i zhvillojnë me topa futbollit të kompanisë gjermane ‘Jako’. Federata e futbollit të Maqedonisë siguroi topa futbolli për secilën skuadër, ndërsa gjithashtu përfaqësuesit e klubeve u shprehën me pozitivitet për propozimin e FFM-së për të tentuar të realizojnë një platformë TV përmes së cilës do të transmetohen direkt ndeshjet e Ligës së Dytë.
Në pajtueshmëri me rregullat e garimit në sezonin 2015/16, secili klub pjesën e parë të ndeshjeve të veta duhet ta fillojë dhe përfundojë me të paktën një futbollist më të ri se 19 vite dhe një më të ri se 21 vjeç.