Publikuar më 21 Април, 2020 në Lajme
UEFA
sot realizoi një videokonference me përfëseues të 55-së anëtareve të
Asosiacionit Evropian të futbollit.
Sekretarët e përgjithshëm të gjithë anëtareve të UEFA-së kanë dëgjuar propozimet dhe risitë e shtëpisë evropianë të futbollit në lidhje me kalendarin e garave për ekipet përfaqësuese dhe klubet.
Me theks të veçantë u potencua rekomandimi për përfundim të rregullt të kampionateve kombëtare dhe garave të Kupave vendore, ndërsa UEFA do të rishikojë rastet e jashtëzakonshme gjatë definimit të kushteve për pjesëmarrje në garat evropiane.
Gjithashtu, u fol për programën Het-Trick të UEFA-së, me Asosiacionin Evropoian të futbollit që potencoi qëndrimin e tij të fortë për regullimin e pagesave të mjeteve të planifikuar për këtë periudhë.
Vendimi për terminet e ndeshjeve të balotazhit të Ligës së Kombeve për kualifikim në EURO 2020 do të merren në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së muajin e ardhshëm.